Të famshmit që u fejuan derisa ishin të martuar me dikë tjetër

  • 12 April 2019 - 11:50
Të famshmit që u fejuan derisa ishin të martuar me dikë tjetër
Image
Jennifer Lopez

E vetmja gjë e mirë që doli nga filmi i dështuar "Gigli" ishte dashuria midis Jennifer Lopez-it dhe Ben Affleckut. Ende e martuar me Cris Judd, Lopez ka takuar Affleck-un derisa po filmonin dhe dyshja menjëherë veproi. Para se ajo të aplikonte për shkurorëzim nga Judd, Affleck tashmë përmes "The Hollywood Reporter" në mënyrë të hapur ka thënë se e dashuron Lopez-in. Lopez ka aplikuar për shkurorëzim nga Judd në korrik 2002. Që në tetor, këngëtarja ishte parë me unazën e re, para se shkurorëzimi të përfundonte

Image
Angelina Jolie

Aktori Billy Bob Thornton me gjasë ishte dhënë pas bashkëyllit nga filmi "Pushing Tin", pa i thënë të dashurës së tij me të cilën bashkëjetonte, Laura Dern. Në maj të vitit 2000, krejt bota ishte mahnitur për të dëgjuar se aktori që kishte fituar Oskar u martuar me Joliein në Vegas. Dern nuk e kishte idenë. Aktorja për revistën "Talk" ka thënë, "Unë jam larguar nga shtëpia për të punuar në një film, dhe derisa unë nuk isha këndej, i dashuri im është martuar dhe kurrë nuk kam dëgjuar më prej tij".

Image
Marc Anthony

Sipas "People", Jennifer Lopez dhe Marc Anthony "u takuan shpejt" para se ai ka martuar "Miss Puerto Rico", Dayanara Torres, në një martesë befasuese në Vegas që e kishte orkestruar "një ditë më parë". Në vitin 2004, këngëtari tashmë ishte parë me Jenny-n nga blloku para se edhe zyrtarisht të shkurorëzohej. Papritmas, disa ditë pasi ka përfunduar shkurorëzimit, Anthony u martua me Lopez-in në një ceremoni tjetër sekrete në qershor të vitit 2004. Mysafirët as s'e kanë ditur se çfarë po ndodhte, me një burim që kishte thënë për revistën "People" se "ishte befasi".

Image
Alicia Keys

Raperi Swizz Beatz e ka njohur Alicia Keys-in vite më parë, para se ai të vendoste ta braktiste bashkëshorten e tij Mashonda Tifrere. Për këngëtaren e hitit "Fallin", por nuk ishte shikim në dashuri të parë. "Thënë drejt, nuk më ka pëlqyer edhe aq shumë" , ka thënë Keys për "Marie Claire". Megjithëse ata kanë filluar të takohen më 2008, derisa Swizz ishte legalisht i martuar me Tifrere, iu desh kohë ta magjepste Keys-in, që, gjatë takimit të parë, ishte "joshës" dhe "i bezdisshëm". Asaj i propozoi martesë në maj të vitit 2010, të njëjtin muaj kur ka përfunduar shkurorëzimin nga Tifrere. Për më shumë benzinë në zjarr, çifti ka thënë se ajo ishte shtatzënë, duke nxitur Tifrere të konfrontohej me Keys-in në "Twitter".

Image
Liz Taylor

Elizabeth Taylor dihet se ishte martuar tetë herë. Midis skandaleve të saj, fillimin e pestë e kishte si një aferë. Sipas "Daily Mail", Taylor u takua me Richard Burton-in në xhirimin e filmit "Cleopatra", derisa ajo ishte e martuar me Eddie Fisher-in, kurse Burton ishte i martuar me Sybil Burton. Fisher kishte refuzuar të besonte se Taylor e ka tradhtuar, duke thënë se janë vetëm thashetheme. Pasi u shkurorëzuan nga bashkëshortët aktualë, Taylor dhe Burton u martuan më 15 mars 1964, që ishte "nëntë ditë pas shkurorëzimit të Taylor-it nga Fisher-i".

Image
Nancy Barbato

Kur Nancy Barbato u martua me Frank Sinatra-n në vitin 1939, ajo ishte profesioniste në "mbrojtjen e tij nga adhurueset femra". Sipas "Washington Post", bashkëshorti i saj ishte një adhurues i femrave. Përkundër mundit të saj, popullariteti i tij në rritje i solli shumë adhuruese. Në vitin 1943, ai për pak u takua me aktoren Ava Gardner, dhe deri më 1949, dyshja filloi lidhjen e dashurisë. Pasi nuk e fshihte dashurinë, Gardner ka kërkuar nga Sinatra ta linte gruan, përkundër se ajo refuzoi, ia dha shkurorëzimin më 1951. Një javë më pas, ata u martuan.

(Kosova Sot)