Mariah Carey shpërblehet në "Billboard Music Awards"

  • 12 April 2019 - 15:16
Mariah Carey shpërblehet në

Mariah Carey, e cila ka pasur më shumë hite nr 1 në "Billboard Hot 100" sesa çdo artist tjetër, do ta marrë shpërblimin ikonë në eventin "2019 Billboard Music Awards".

Ky superyll, e shpërblyer tanimë me Grammy, po ashtu do të performojë më 1 maj në Las Vegas. Carey ka pasur 18 hite nr 1, duke përfshirë edhe "Vision Of Love", "Hero", "Honey" dhe "We Belong Together".

Dueti i saj me bendin "Boyz II Men", "One Sweet Day", kishte mbajtur vendin e parë për 16 javë me radhë, duke u bërë njëra ndër këngët me qëndrimin më të gjatë në krye të kësaj topliste. 

(Kosova Sot)