E kthyeshme

  • 13 April 2019 - 08:53
E kthyeshme

 Angelina Jolie dëshiron t'i kthehet lidhjes me Brad Pitt-in Kanë kaluar tashmë dy vjet e gjysmë që kur Angelina Jolie ka plotësuar aplikacionin për shkurorëzim nga bashkëshorti i saj Brad Pitt.

E, përderisa ish- çifti i famshëm po vazhdon të merret me detajet legale në lidhje me ndarjen e tyre, gazeta britanike "The Sun" ka pohuar këtë të premte se Jolie ka zemër të butë që ndryshon shpejt dhe dëshiron ta ringjallë martesën. Kështu, "The Sun" pohon se një burim anonim i ka thënë tabloidit, se: 'Angelina ia ka bërë të qartë Bradit që ajo dëshiron t'i kthehet lidhjes me të përsëri'.

"DailyMail.com" ka kontaktuar përfaqësuesit e tyre për një koment. Aktorja, sipas raportimeve, po 'tërheq' negociatat për shkurorëzim dhe shpreson për një pajtim.

(Kosova Sot)