Fifi i shpreh publikisht dashurinë personit të veçantë: E rrotulloj botën për ty…

  • 15 prill 2019 - 16:34
Fifi i shpreh publikisht dashurinë personit të veçantë: E rrotulloj botën për ty…

Këngëtarja e njohur, Fifi, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram” ku publikon foto e video nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ka bërë një postim në “Instastory” ku ka uruar miken e saj, këngëtaren Fjolla Morina me rastin e ditëlindjes.

Fifi i ka shprehur publikisht Fjollës fjalët më të ëmbla të dashurisë. Në urimin e saj, ajo shprehet se “Morina ka një zemër që i duhet të gjithë njerëzve në botë me e pas afër”.

“Ton jetën n’krahë. Gëzuar shpirti i jemi. Shumë shpesh m’kanë fol e m’kanë thënë “ça po lyp me Fjollën”, gjithë përgjigja jem ka qenë dhe do jetë “nji femër me zemrën që e ka ajo i duhet krejt njerëzve në botë me e pas afër.

E rrotulloj botën për ty. Na vujmë me pas njerëz t’mirë n’rreth, fatkeqësisht dita ditës po humb mirësia. Por te ti e kam gjetur gjithmonë qetësinë. Faleminderit që t’kam e gëzuar ditëlindjen. T’du shumë e t’paça gjithë. Mos harro, njeriun e fortë e sfidon Zoti, e ti je një prej tyre”, shkruan Fifi në foton ku shfaqet së bashku me Fjollën

(Kosova Sot)