Pak pushim

  • 16 April 2019 - 09:05
Pak pushim

Jennifer Lopez bën pushim nga xhirimi i filmit në Nju- Jork, del me miqtë dhe familjarët

Jennifer Lopez me sa duket ka bërë një pushim nga xhirimi i filmit të saj “Hustlers” në qytetin e Nju- Jorkut. Duke u kënaqur me pak kohë të lirë nga shesh-xhirimi, aktorja u pa e veshur me një palë tuta të kaltra, derisa shumë miq dhe familjarë po i shkonin nga pas. J. Lo, që së fundmi u pa me motrën e saj në fundjavë, u duk se po përjeton çdo moment nga koha e saj e lirë.

Për fat të mirë, kërcënimi i trefishtë ka gjetur pak kohë të pushojë, pasi ditë për ditë po xhiron filmin e saj, derisa po mbushte bateritë me më të dashurit e saj. Pos veshjes sportive, mbathur kishte dhe një palë atlete të bardha.

(Kosova Sot)