Çifti me diferencë 45 vite shokohet kur zbulon “sekretin” nga e kaluara

  • 17 April 2019 - 16:05
Çifti me diferencë 45 vite shokohet kur zbulon “sekretin” nga e kaluara

Një çift që ka plot 45 vite diferencë, ka mbetur i shokuar kur ka zbuluar një “sekret” nga e kaluara.

24-vjeçarja Stefani dhe Don Walper, 69 vjeç, nga Armstrong, British Columbia, kanë katër vite bashkë dhe janë prindër të një djali, Lachlan.

Një natë teksa bisedonin për ndonjë sekret që mbanin dhe nuk e dinte askush, ata zbuluan se Stefani dhe djali i Don me gruan e tij të parë, kishin qenë shokë kur ishin të vegjël.

Kur 69-vjeçari po i tregonte bashkëshortes rreth martesës së tij të mëparshme, i përmendi djalin që kishte me ish-gruan e tij.

“Kur po më tregonte historinë e martesës së parë, unë isha: “prit, si ishte emri i djalit tënd?’. Kur Don e përsëriti, thashë: ‘O Zot, unë e njoh atë’”, ka thënë Stefani.

“E njoh djalin e Don që kur isha në kopsht. Më pas në fillore, gjimnaz dhe universitet. Me pak fjalë jemi diplomuar bashkë. Miqësia jonë ishte mjaft e fortë kur ishim të vegjël”, ka shtuar 24-vjeçarja.

Ndërkohë teksa flet për marrëdhënien e saj me 69-vjeçarin, ajo shprehet se të tjerët e paragjykojnë këtë martesë. “Disa thonë ‘si mund ta dojë ajo atë?’. Kur e do dikë e do e kaq”, ka thënë Stefani.

(Kosova Sot)