Përse e bëri?

  • 18 April 2019 - 09:17
Përse e bëri?

Gigi Hadid kritikohet për rolin e saj në promovimin e ushqimit të dëmshëm

Supermodelja Gigi Hadid po ballafaqohet me kritika për postimin e saj të fundit promocional në “Instagram” për “McDonald’s”. Një foto e Hadid teksa konsumonte patate të skuqura nga “McDonald’s” te festivali muzikor “Coachella” ka provokuar disa kritika dhe komente, ku shumë e kanë ndërlidhur me mbipeshën dhe ushqimin jo të shëndetshëm, marrë parasysh faktin se llogaria e saj ndiqet nga 47 milionë njerëz. Mbishkrimi për foton e postuar nga Hadid: “Para festivali me “mcdonalds: dje”.

Një nga komentet popullore që ishte pëlqyer nga 3.600 njerëz thoshte “vërtet nuk e kuptoj përse do ta promovoje McDonalds-in. Me siguri se jo për të holla. Ka shumë mënyra tjera për të qenë e ‘ngopur dhe e hidratuar’.

(Kosova Sot)