Befasia

  • 18 April 2019 - 09:21
 Befasia

Beyonce befason adhuruesit e saj teksa lason “Homecoming: The Live Album”, me dy këngë të reja

Beyonce ka befasuar adhuruesit e saj duke lansuar “Homecoming: The Live Album” bashkë me setin e saj nga “Coachella 2018”, me një dy këngë bonus të reja në të njëjtën kohë për dokumentarin e saj që fillon të transmetohet te “Netflix”. Superylli muzikor, 37 vjeçe, ka hedhur projektin e saj me 40 këngë, që përfshin edhe këngën e re “Before I Let Go”, e cila në origjinal ishte kënduar nga Farnkie Beverly dhe Maze.

Javën e kaluar është lansuar një moment për projektin e ri “Homecoming”, ku shumica kanë besuar se është një dokumentar i ri për performancën ikonë të Beyonce, që kishte ndodhur në vitin 2018 te “Coachella”.

(Kosova Sot)