Modelja kosovare, “pushton” Amerikën
Pas Tika Camaj, Vildane Zenelit, Angela Martinit dhe Afërdita Dreshajt, një tjetër modele e re kosovare është duke u ngritur në skenën e modeleve kosovare atje
Është kjo Lorena Haliti.
Bukuroshja kosovare deri me tani ka arritur që të jetë fytyrë mediale e disa kompanive të mëdha në Amerikë, derisa në rrjetet sociale ajo është duke u përcjellur nga më shumë se 150 mijë ndjekës.
Kosovarja, tashmë ka modeluar edhe për disa kompani si ajo Wilhelmia e Londrës, mandej MP Atlanta, MP Mega Miami, MP LA dhe Dollhouse MIA.
Kjo e fundit merret me modelet e reja të cilat i rrit në karrierë, kurse së fundmi ajo ka qenë fytyrë marketingu për kompaninë “Ignite” ku ka bërë disa fotosesione në Utah.
(Kosova Sot)