Flakë e kuqe

  • 20 April 2019 - 08:09
Flakë e kuqe

Doutzen Kroes shkëlqen në Gjermani

Ajo gjithmonë duket fantastike — qoftë kur është duke modeluar gjatë ndonjë setit fotografik, në ndejat e zjarrta apo kur shfaqet në tepihun e kuq.

Kështu, Doutzen Kroes ishte përkujdesur mirë që të kishte gjithë vëmendjen kur ishte shfaqur te “About You Awards at Bavaria Studios”, në Munih, Gjermani.

Supermodelja nga Holanda, 34 vjeçe, ka mahnitur të pranishmit e veshur në një fustan të shkurtë me ngjyrë të kuqe.

Ngjarja “ABOUT YOU Awards” nderon yjet digjitale që kanë lënë gjurmë nëpër rrjetet shoqërore së fundmi. Me gjashtë milionë ndjekës në llogarinë e saj në “Instagram”, Doutzen ishte në qendër të vëmendjes me fustanin e kuq dhe me këmbët e saj.

(Kosova Sot)