Huazimi nga mbesa

  • 20 April 2019 - 08:14
Huazimi nga mbesa

Kendall Jenner për udhëtimin e saj në plazh huazon veshje nga mbesa e saj 5 vjeçe

Kendall Jenner, 23 vjeçe, kishte dalë për një shëtitje në “Venice Beach”, ku u duk se kishte huazuar diçka nga mbesa e saj pesë vjeçe.

Me këtë rast, supermodelja e bukur u duk e mahnitshme, e veshur me një palë xhinse me bel të thellë dhe një pale atlete që u duk t’i ketë kombinuar me një bluzë sipër me ngjyrë korale, të cilët e bija e motrës së saj, Kim Kardashian, e kishte veshur derisa kishte marrë pjesë te shërbimi i të dielës në kishë.

Fotografuar në tregimet e “Kim's Instagram”, North u pa duke vallëzuar dhe duke kënduar bashkë me të atin e saj Kanye West dhe disa miq, ku të gjithë kishin veshur të njëjtën bluzë. Kendall u duk sensacionale për udhëtimin e saj.

(Kosova Sot)