Patris publikon foton familjare, zbulon pamje nga udhëtimin ndryshe që ka realizuar me Tian dhe Tunën

  • 22 April 2019 - 13:18
Patris publikon foton familjare, zbulon pamje nga udhëtimin ndryshe që ka realizuar me Tian dhe Tunën

Patris ka publikuar pak më parë një foto krah Tunës dhe Tian. Siç kuptohet familja ka lënë pas zhurmën e qytetit për t’u ngjitur në mal, udhëtim ky që me siguri është i pari për të voglin e familjes. Nga veshja sportive dhe pamja e Patrisit dhe Tunës, duket se rrugën e kanë bërë në këmbë për ta shijuar eksperiencën në maksimum.

Image

Krahas fotos Patris ka vënë edhe dy ‘emoji’ zemra si për të treguar se nuk ka nevojë për përshkrim tjetër.

Kjo nuk është hera e parë që instrumentisti i njohur dhe këngëtarja publikojnë foto nga pushimet e tyre apo momente speciale si familje. Edhe në raste të tjera, Patris dhe Tuna kanë treguar se i kushtojnë shumë rëndësi udhëtimeve në natyrë si mënyrën më të mirë dhe të shëndetshme të argëtimit së bashku. 

(Kosova Sot)