Ramë Lahaj kapet mat me modelen bomastike, ky detaj i mashtron

  • 23 April 2019 - 12:49
Ramë Lahaj kapet mat me modelen bomastike, ky detaj i mashtron

Tenori Ramë Lahaj duket se ka filluar një lidhje me modelen Kosovare Neziri.

Dy postime nga i njëjti vend në rrjetet sociale ka mjaftuar që të fillojnë dyshimet për një lidhje të re të mundshme të tenorit Ramë Lahaj.

Ai ka publikuar një foto në profilin e tij në Instagram, ku shihet në një dhomë të bukur hoteli me pamje nga deti

Lahaj madje ka treguar edhe vendin se ku po gjindet, duke etiketuar një hotel pranë Bosforit në Turqi.

E të njëjtën gjë e kemi vërejtur të ketë bërë edhe modelja Kosovare Neziri, e cila ka postuar pak orë më pas pamjen nga i njëjti hotel, madje duke etiketuar të njëjtin vend.

Duket se çifti i ri po kalojnë disa ditë të bukura në Turqi dhe janë ndarë pak nga angazhimet e shumta që kanë nëpër Evropë në profesionet e tyre përkatëse.

(Kosova Sot)