Dhurata Dora thyen rrjetin, ja çfarë ka bërë në pak ditë

  • 23 April 2019 - 16:46
Dhurata Dora thyen rrjetin, ja çfarë ka bërë në pak ditë

Pirateria nuk ka ndikuar që këngë e Dhuratës me Soolking të mos shndërrohet në një super-hit.

Ende pa u bërë katër ditë prej kur këngëtarja Dhuarata publikoi projektin ‘Zemer’ në bashkëpunim me Slooking, kanë arritur të kalojnë mbi 15 milionë klikime në Youtube.

Projektet e Dhuratës cdoherë mirëpriten nga adhuruesit e këngës së saj por kësaj here ajo kaloi çdo kufij. 

Edhe pse ‘Zemer’ u publikua pa dashje kohë më parë nga njerëz tjerë, ky projekt arriti të pëlqehet menjëherë nga publiku kështu duke arritur të kaloj një shifër të madhe të cilën rrallë herë mund të arrijnë artistët tjerë në kaq pak ditë.

‘Zemër’ është duke u dëgjuar nëpër cdo vend kështu duke arritur të bëhet kënga më e preferuar e të gjithëve.

(Kosova Sot)