Me këngën “Shumë pis”, binjaket shqiptare lanë pa fjalë jurinë e “The Voice of Italy”

  • 24 April 2019 - 14:13
Me këngën “Shumë pis”, binjaket shqiptare lanë pa fjalë jurinë e “The Voice of Italy”

Mbrëmjen e djeshme ka startuar edicioni i ri i “The Voice of Italy”, ku janë prezantuar edhe dy motra me origjinë shqiptare, të quajtura Serena dhe Ina Sinani.

Binjaket kishin zgjedhur këngën e Era Istrefit dhe Ledri Vulës, “Shumë pis” për të prezantuar veten në audicionet e fshehura.

Performanca e tyre është pëlqyer nga katër anëtarët e jurisë, Gigi D’alessio, Morgan, Gue Pequeno dhe Elettra Lamborghini, të cilët janë kthyer njëkohësisht për motrat.

Stili i tyre i ka lënë pa fjalë dhe të gjithë ju kanë ofruar mundësinë e marrjes së tyre në grup, por binjaket ishin të vendosura që do zgjidhnin Gue Pequeno.

Ndërkohë kujtojmë që edhe ndër vite shqiptarët kanë pasur sukses në këtë kompeticion muzikor, siç është rasti i këngëtares Elhaida Dani, e cila ishte shpallur fituese e një prej edicioneve të “The Voice of Italy”.

(Kosova Sot)