Flokët e mirë ta ndreqin ditën

  • 25 April 2019 - 08:39
Flokët e mirë ta ndreqin ditën

Kylie Jenner shkëlqen me fustanin krem të ngushtë, me plot lidhëse

Së fundmi ajo është kthyer në Los Anxhelos pas një fundjave të zënë me ndalesat te “Palm Springs”, Kaliforni, si dhe te ngjarja e madhe te “Coachella Music Festival”. Kështu, Kylie Jenner ka sjellë një dukje të re përmes llogarisë së saj në “Instagram”.

Bukuroshja 21 vjeçe dhe ylli nga spektakli televiziv “Keeping Up With The Kardashians” ka treguar fustanin e saj të bukur dhe lidhëset e holla të gjata. Dukja e saj ishte përcjellë me një fustan krem, i ngushtë, që ia kishte mbërthyer fort linjat.

Nuk kishte shumë aksesorë, përjashtuar këtu një palë vathë të artë me formën ‘C’. Foton e postuar e kishte përcjellë me mbishkrimin 'floku i mirë = dita e mirë'.

(Kosova Sot)