Irina Shayk në lansimin e parfumit "Gaultier"

  • 26 April 2019 - 14:49
Irina Shayk në lansimin e parfumit

 Është njëra ndër gratë më të bukura në botë dhe, edhe kësaj here modelja Irina Shayk la gojë she sy hapur të gjithë ata që e shikonin

Bukuroshja 33-vjeçare është parë me rastin e lansimit të një parfumi të ri, me ç'rast nuk e ka lëshuar t'i ikte rasti për t'i reklamuar këmbët e gjata, por edhe gjinjtë e saj, duke na ofruar një pamje të kufizuar të tyre, që vetëm sa na e gërvishtë imagjinatën.

Nëse ju intereson, Irina ishte duke marrë pjesë në lansimin e parfumit të ri të Jean-Paul Gaultier-it, me emrin "A Scandal In Paris". Irina, e cila ka një vajzë me aktorin hollivudian Bradley Cooper, me këtë rast kishte një pamje të përkryer, natyrore.

(Kosova Sot)