Loçkë natyrale

  • 27 April 2019 - 08:09
Loçkë natyrale

Charlize Theron shkëlqen në premierën e Londrës për filmin e saj më të ri

Ajo aktron si person me ndikim dhe e sofistikuara Charlotte Field në filmin e saj të fundit “Long Shot”.Kështu, Charlize Theron u duk shumë shik derisa kishte bërë një arritje në Londër që të linte pa frymë për premierën e Londrës për filmin e saj më të ri.

Me këtë rast, ylli nga filmi “Atomic Blonde”, 43 vjeçe, me dukjen e saj kishte bërë që të gjithë ta kthejnë shikimin drejt saj, veshur me një fustan me një detaj të hapur dhe dekolte të thellë. Stili i saj kishte ofruar një dukje vibruese tepihut të kuq përmes ngjyrës pink.

Charlize kishte aplikuar një buzëkuq me të njëjtat nuanca, derisa grimin e kishte sjellë me nuanca natyrale. Flokun e saj të errët e kishte ndarë në mes, derisa i kishte lidhur në një bishtkali të shtrënguar.

(Kosova Sot)