Ditë e natë

  • 29 April 2019 - 09:49
Ditë e natë

Jennifer Lopez plot energji, i fejuari i saj e dëshmon këtë në ora tre të mëngjesit teksa xhirojnë filmin 'Hustlers'

A keni menduar ndonjëherë si është të jesh në set me yllin Jennifer Lopez? Sipas postimeve të të fejuarit të saj Alex Rodriguez, duket si një eksplodim. A-Rod e ka treguar saktë këtë me një postim qesharak në “Instagram” ditën e premte, më 26 prill.

“Kjo është se si duket ora 3 e mëngjesit në shesh-xhirim …” , ka shkruar ish- lojtari 43 vjeç i klubit të bejsbollit “Yankee”, bashkë me një video të JLo-së në dysheme. Ai po ashtu ka shtuar hashtag-un “#hustlebaby”. Po pra, është e qartë, Jenny nga blloku ka sjellë pak argëtim për A-Rod dhe disa nga ekipi i saj për orët e hershme të mëngjesit.

Ditët e xhirimit të filmit janë të gjata, kështu që energjia e yllit është mbresëlënëse. Përderisa fytyra e saj dhe floku me tone të ngrohta ishte i përsosur, stili i nënës së dy fëmijëve nuk ishte parë.

(Kosova Sot)