Çka nuk dijë të bëjë Teuta?

  • 26 September 2015 - 23:01
Çka nuk dijë të bëjë Teuta?

Teuta Krasniqi ka deklaruar për revista se ajo nuk di të bëjë gjëra që nuk dëshiron me zemër. Ja edhe deklarata e mëposhtme e aktores Krasniqi.

Nga aktorja jonë më e mirë , Teuta Krasniqi, kërkuam një përgjigje të vetëm një pyetjeje: Çka ju pëlqen më së shumti te profesioni juaj?

"Aktrimi është profesion i vështirë dhe i pasigurt. Duhet të jesh shumë punëtor dhe ambicioz që të arrish të punosh atë që do dhe të jetosh kënaqshëm nga profesioni yt. Unë nuk mundem, e as nuk di të bëj diçka që nuk e dua me zemër. Aktrimin e dua dhe sfidat që mi ofron ky profesion përmes roleve të ndryshme dhe procesit të punës në grup, më pjekin si njeri dhe si profesioniste", thotë artistja për Kosovaren, e cila njëherit na falënderon që pyetjen që ia bëmë lidhur me profesionin e saj , jo për temën tashmë të njohur e shumë të përfolur, e cila jo vetëm atë, por beson se e ka lodhur edhe opinionin.