Bukuroshja e ballos

  • 30 April 2019 - 09:55
Bukuroshja e ballos

Shanina Shaik shkëlqen në fustanin e bardhë me maskë të tejdukshme

Ajo e di si të veprojë dhe të funksionojë më së miri, si në pistë po ashtu edhe në tepihun e kuq.

E, kësaj radhe, bukuroshja nga vendi i kangurëve, Shanina Shaik, në mënyrë absolute ka rrezatuar në ngjarjen e përvitshme të maskaradës “Save Venice”, që është mbajtur në qytetin e Nju- Jorkut. Modelja 28 vjeçe e brendit “Victoria's Secret” kishte veshur një fustan të gjatë prej tylit, që ishte vepër nga Carolina Herrera derisa kishte vënë edhe një maskë të zezë të tejdukshme.

Fustani i saj ishte pa rripa në dizajn dhe kishte belin e theksuar. Shanina – që jeton në Amerikë dhe vjen nga Melburni – flokun e kishte mbajtur prapa dhe për aksesorë kishte përdorur qafore diamanti nga “Lorraine Schwartz” dhe unaza.

(Kosova Sot)