Dafina Zeqiri ndryshon sërish look vetëm brenda dy ditëve
Para dy ditësh këngëtarja Dafina Zeqiri i habiti të gjithë ndjekësit e saj.
Këngëtarja publikoi një foto në të cilën shfaqej me flokët e prera shkurt, model që i ka pasur dhe më herët.
Megjithatë ky eksperiment me flokët i është mërzitur shpejt, pasi së fundmi, këngëtarja publikoi një video ku shfaqet me flokë të gjatë biondë, por me rrënjë lejla.
Sigurisht që bëhet fjalë për paruke, por ky transformim gjithsesi i habiti të gjithë.
Nga video Dafina la të kuptohej se diçka po vjen, por ende nuk ka detaje se për çfarë bëhet fjalë.
(Kosova Sot Online)