Çdo femër do dëshironte të dëgjonte këto fjalë, fansat i bëjnë Taynas premtimin më të bukur

  • 04 May 2019 - 13:20
Çdo femër do dëshironte të dëgjonte këto fjalë, fansat i bëjnë Taynas premtimin më të bukur

Fama e Taynas erdhi sa hap e mbyll sytë, që pas këngës ‘Columbiana’, e cila u kthye menjëherë në hit. Siç mund ta mendoni, tani reperja ka dhe fansat e saj, të cilët e mbështesin në çdo moment, qoftë kjo ‘online’ apo në jetën reale. Që nga fillimi i karrierës së saj e deri tani, Tayna ka ndryshuar shumë herë ‘look’, megjithatë kjo gjë është pritur gjithmonë shumë mirë nga ndjekësit e saj. Së fundmi, reperja ka publikuar një foto në ‘Instastory’ e cila shkruan: “E dashur Tayna, kam parë flokët e tu bjondë dhe të zinj, mund të të premtoj vetëm një gjë. Do jem këtu të shoh flokët e tu gri”, duke i premtuar kështu se do të jenë gjithmonë krah saj. Reperja ka shkruar mbi foto: “Fansat e mi janë bashkëshorti perfekt”. Kujtojmë se së fundmi, Tayna ka publikuar këngën me titull ‘Kce’, e cila është pritur shumë mirë nga publiku dhe tashmë dëgjohet kudo.

(Kosova Sot Onlne)

Image