Yjet që kanë fobi të çuditshme

  • 05 May 2019 - 09:49
Yjet që kanë fobi të çuditshme
Image

Matthew Mcconaughey - Dyert rrotulluese- dyert rrotulluese

Kur i je i pasur dhe i famshëm je i detyruar ta kalosh një pjesë të madhe të kohës nëpër hotele, gjë që nuk paraqet problem për Matthew McConaughey-n nëse dyert e hoteleve ku ai qëndron nuk janë rrotulluese. Në fakt, ai frikësohet shumë nga dyert e tilla dhe këtë frikë e ka arsyetuar duke thënë që sistemi është shumë i komplikuar, pasi që duhet të ketë balancim të përkryer të lëvizjeve trupit me kohën, përndryshe mund të kurthohesh në derë. Ky është shpjegim racional, mirëpo assesi nuk e arsyeton frikën e tij.

 

 

 

 

 

 

 

Image

Megan Fox - Letra

Megan Fox-i mund të ikë nga veturat gjigante e robotët e shpejtë, mirëpo kur është puna tek letra, ajo dorëzohet! Kjo po që është një gjë shumë e çuditshme. Fox e ka shumë të vështirë ta marrë ndonjë libër apo gazetë për ta lexuar, për shkak të fobisë që ka ndaj letrës së tharë. E, kur vendos të lexojë ndonjë gjë, ajo fillimisht duhet të sigurohet që e ka një gotë ujë afër, që ta lagë gishtin sa herë që e ndërron faqen ku lexon. Ndoshta ajo ka frikës se mund të prehet duke e ndërruar faqen!

 

Image

Nicole Kidman - Fluturat

Nicole Kidman shpeshherë e ka pranuar që lutet të mos ndeshet në ndonjë flutur, për faktin se aktorja australiane frikësohet shumë nga to. Fluturat, në fakt, duken krijesa krejtësisht të pafajshme dhe tejet të bukura, mirëpo nëse i shikon nga afër ato po që janë të çuditshme. Përjashtim krahëve shumëngjyrësh, fluturat kanë fytyra të frikshme dhe sy të mëdhenj. Pra, ato mund të cilësohen të frikshme, mirëpo jo edhe për një person të rritur si puna e Kidman-it.

 

 

 

 

 

 

 

Image

Carmen Electra - Uji

Carmen Electra ka thënë që të gjitha reklamat që ka qenë e detyruar t'i incizojë në plazh kanë qenë tejet të vështira për të, për shkak të hidrofobisë që ka. Gjithsesi, ajo në të gjitha reklamat e saj duket që është duke kaluar një kohë të mirë, përkundër faktit që në trupin e fytyrën e saj përplaset uji. E, është pikërisht kjo aftësi e saj për ta fshehur frikën që ndjen, për t'u dukur sa më bukur që e bën Carmen Electra-n të konsiderohet një aktore shumë e talentuar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Image

Oprah Winfrey - Çamçakëzi

Oprah Winfrey e ka pranuar që ndihet në siklet kur e sheh dikë duke përtypur çamçakëz ndërsa këtë gjë e ka shpjeguar duke thënë që kur ka qenë e vogël, gjyshja e saj ka qenë e fiksuar pas përtypjes së çamçakëzit, saqë pothuajse gjatë gjithë ditës e ka pasur një në gojë. Ajo madje, sipas Oprah-s, e kishte lënë nganjëherë çamçakëzin në ndonjë orendi të shtëpisë, ku më vonë ishte kthyer për ta marrë e përtypur përsëri. Kjo gjë ka bërë që Oprah t'i urrej çamçakëzët dhe si rrjedhojë i ka ndaluar në kompaninë e saj.

 

 

 

 

 

Image

Taylor Swift - Iriqët e detit

Teksa ka qenë e ftuar në emisionin e Ellen Degeneres, Taylor Swift ka folur për njërin prej sekreteve të saj më të mëdha, frikën e tmerrshme që e ndjen kur takohet me iriqët e detit. Në fakt, frika që ajo ka ndaj këtyre krijesave është aq e madhe saqë ajo heziton të futet edhe në ujë, duke menduar që mund të ndeshet me krijesën në fjalë. Ajo ka thënë që iriqët e detit janë të këqij sa vetë granata, pasi që nëse sulmohesh nga iriqët, sipas saj, këmba të infektohet dhe si rrjedhojë duhet ta presh.

(Kosova Sot Online)