Shkodran Tolaj uron Ramazanin me projektin e ri “Bota e vjetër”

  • 07 May 2019 - 14:55
Shkodran Tolaj uron Ramazanin me projektin e ri “Bota e vjetër”

Tenori Shkodran Tolaj, njihet si zë i rrallë i muzikës klasike po dhe tradicionale.Është identifikuar si zë i përvjetoreve të mëdha, 10 vjetorit të shtetit të Kosovës, 20 vjetorit të Adem Jasharit, këngëtari i parë i himnit të Kosovës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Tolaj vazhdimisht sjell projekte te reja dhe shquhet për punë profesionale.”Bota e vjetër” është projekti i fundit që vjen si urim për të gjithë besimtarët në muajin e shenjtë të Ramazanit, version ky shumë origjinal i një kënge tradicionale por që ka marrë nivel me të lartë profesional krahasuar me interpretimin e këngëtarëve tjerë popullor duke marrë parasysh dhe orkestrimin modern bërë nga mjeshtri Riza Dolaku.

Xhirimet janë bërë në vende shumë të bukura të Kosovës, respektivisht në Dukagjin dhe te xhamia e njohur e Hadumit në Gjakovë.

Shkodrani thotë që pas shumë këngëve për atdhe, kam për borgj një këngë zotit që krijoi njerëzimin dhe tokën tonë, që mundëson paqen, mirëqenien dhe ekzistencën e botës.

Premierë:

(Kosova Sot Online)