Pas përfundimit të konferencës, Loredana publikon pamje nga xhirimet e klipit

  • 10 May 2019 - 17:46
Pas përfundimit të konferencës, Loredana publikon pamje nga xhirimet e klipit

Loredana Zefi ka mbajtur konferencë për shtyp, ku tha se është e vërtetë që paratë janë marrë nga zvicerania, por jo me dhunë

Në këtë konferencë, ajo ka treguar se arsyeja e ardhjes në Kosovë është xhirimi i klipit të ri.

Këtë gjë e ka vërtetuar edhe përmes imazheve që postoi në Instagram menjëherë pasi përfundoi konferenca.

Në një fotografi, ajo falënderoi fansat e saj për mbështetjen duke shkruar “Duke pritur për të vazhduar xhirimet e videoklipit. Faleminderit fansave të mi që nga fillimi qëndrojnë me mua. Si në të mirë, ashtu edhe në të keq. Ju dua! Loredana”

(Kosova Sot Online)