Rihanna fillon me brendin e modës, kjo është pasuria e saj

  • 10 May 2019 - 21:28
Rihanna fillon me brendin e modës, kjo është pasuria e saj

Rihanna ka konfirmuar se ajo është gati për të lansuar brendin e saj të modës të cilin do ta emëroi Fenty bashkë me grupin e saj LVMH derisa pasuria e saj 260 milionëshe vazhdon të rritet

Gjatë vitit 2019, Rihanna pritet që të këtë një pasuri për rreth 260 milionë dollarë, gjë që e bën atë këngëtarën më të pasur në botë.

Rihanna (31), është gati për ta rritur pasurinë e saj derisa ajo pritet që të bëj hapat e radhës në modë, duke ju bashkuar grupit të famshëm të veshjeve luksoze, LVMH për të lansuar “Fenty”, që është brendi i saj i veshjeve, këpucëve dhe akcesorëve, të cilat do të vazhdojnë që të lansohet nga kjo ditë.

Duke filluar nga Instagram të premten, pop ylli ka dhënë këtë lajm me një seri postesh para 70.5 milionë përcjellësve të saj.

(Kosova Sot Online)