Gili në top formë, rikthehet në linjat e rinisë

  • 13 May 2019 - 18:48
Gili në top formë, rikthehet në linjat e rinisë

Këngëtarja e dashur për publikun Gili Berani në një nga emisionet e shou bizit, ka treguar eksperiencën e saj me dietë dhe sa kilogramë i humbi për një kohë relativisht të shkurtër, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo humbi plot 27 kilogramë për 4 muaj, e dieta që mbajti ishte pikërisht “Protekall”.

E cila përfshin një plan ushqimi bazuar në ushqime të ngjashme që kanë ngrënë njerëzit në kohën e paleolitit.

Në planin ushqimor të dietës përfshihen mishi, peshku, perime, arra dhe fara – ushqime që në kaluarën janë mbledhur nga gjuetia.

Kënga e fundit e Gilit ishte "Susta", në bashkëpunimm me Burakun, që u pëlqye shumë nga publiku.

Image

(Kosova Sot Online)