Mediumi zviceran thotë se vëllai i Loredanës u dëbua nga Zvicra pas 73 dënimeve

  • 14 May 2019 - 13:09
Mediumi zviceran thotë se vëllai i Loredanës u dëbua nga Zvicra pas 73 dënimeve

Reperja kosovare vazhdon të marrë vëmendje në Zvicër me skandalin e fundit të saj, të cilin po e heton Prokuroria Publike e Luzernit. Loredana akuzohet se ka mashtruar një çift zviceran duke ua marrë 700 mijë franga, shkruan extratipp

Këngëtarja rrezikon 5 vjet burgim nëse vërtetohen akuzat ndaj saj. Madje ajo mund të deportohet në Kosovë pas vuajtjes së dënimit sepse ajo nuk ka pasaportë zvicerane, raporton Extratipp.

Me këtë, sipas po këtij mediumi, ajo mund të gjendej në situatë të njëjtë me Fatonin, vëllain e saj, i cili u dëbua nga Zvicra pas 73 dënimeve në vitin 2016.

Ndërkohë Loredana po mohon të gjitha akuzat. Siç tha të premtën në konferencën ‘qesharake’ në Prishtinë, paratë iu dhanë asaj vullnetarisht më 2016.

Siç ka raportuar edhe “20 minuten”, pas Loredanës kanë dalur edhe shumë akuza tjera: Kështu jo vetëm reperja, por edhe gjithë familja e saj, duke përfshirë vëllezërit, nënën dhe bashkëshortin, kanë marrë para borxh. Dokumentet e bankës tregojnë se shuma e parave ka rrjedhur edhe te të afërmit e saj. 

(Kosova Sot Online)