Arbenita Ismajli sqaron ‘ndarjen’ me Feron
Përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale lidhja e tyre ka marrë fund, Arbenita publikon një shkrim ku tregon se e gjitha kjo ka qenë gënjeshtër
Ditën e djeshme reperi Fero ka hedhur një fotografi në Instastory ku tha se është beqar dhe i arkivoi fotot me të dashurën e tij, dhe modelja kishte reaguar vetëm me një ‘emoji’ duke qeshur.
Sot Arbenita Ismajli me një shkrim ironizues tregon se e gjithë ngjarja dje ishte vetëm një lojë mes tyre, për ata që e duan çiftin e ndarë.
Në shkrimin e publikuar modelja shkroi “ Urrejtja është e vërtetë! Njerëzit urrejnë kur të shohin duke bërë mirë dhe ke një lidhje të mirë dashurie. E hëngrët keq”.
(Kosova Sot Online)