Ed Sheeran dhe Justin Bieber publikojnë me videoklip duetin e tyre

  • 17 maj 2019 - 23:04
Ed Sheeran dhe Justin Bieber publikojnë me videoklip duetin e tyre

Ed Sheeran dhe Justin Bieber pak ditë më parë publikuan në version audio këngën “I Don’t Care”.

Por tashmë dy artistët tashmë kanë publikuar edhe videoklipin e kësaj kënge, të realizuar në një mënyrë mjaft të veçantë.

Bashkëpunimi i dy artistëve ishte befasi për fansat, kjo ngaqë Justin Bieber kishte deklaruar, se do të shkëputet për një farë kohë nga muzika.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin “I Don’t Care” nga Justin Bieber dhe Ed Sheeran.

(Kosova Sot Online)