Bella si Kësulëkuqja në Cannes

  • 17 May 2019 - 23:28
Bella si Kësulëkuqja në Cannes

Bella Hadid është paraqitur me një fustan të kuq dhe me këpucë lëkurë derisa do ta përcjell nga afër premierën e filmit “Pain and Glory”, gjatë Festivalit të Filmit në Cannes

“Pain and Glory” (Dolor Y Gloria) është një film spanjoll që flet për regjisorin Salvador Mallo dhe rënien e tij – rol i cili luhet nga Antonio Banderas.

Filmi, me regji të Pedro Almodovar, ka një ekip të mirë aktorësh derisa Penelope Cruz luan rolin e nënës së Salvadorit, Jacinta.

Kurse, në premierën e këtij filmi që po shfaqet në Cannes, është paraqitur dhe ka marrë vëmendjen e merituar edhe supermodelja Bella Hadid, e cila është dukur sikur një kësulëkuqe, por pa kësulë në paraqitjen e saj. 

(Kosova Sot Online)