Gruaja më e bukur italiane martohet me një femër/ Në dasmë ishte edhe ish-i dashuri

  • 22 May 2019 - 13:57
Gruaja më e bukur italiane martohet me një femër/ Në dasmë ishte edhe ish-i dashuri

Aktorja Eva Grimaldi në Itali është cilësuar si gruaja më e bukur. Më parë ajo ka qenë e lidhur me aktorin e njohur Gabriel Garko.

Por së fundmi aktorja i ka dhënë fund beqarisë së saj duke u martuar me një femër.

Kishte kohë që aktorja e kishte bërë publike lidhjen e saj me të dashurën e saj Imma Battaglia.

Mediat italiane shkruajnë se ajo i ka dhënë fund beqarisë së saj ditën e diele. Aktorja është martuar në Romë.

Ajo mbante veshur një fustan rozë, kurse e dashura e saj Imma kishte zgjedhur të vishte një kostum ngjyrë blu.

Të pranishëm në dasmën e saj ishin shumë persona të njohur në Itali midis tyre dhe ish-i dashuri i aktores Gabriel Garko.

Po ashtu të pranishëm ishin edhe  prezantuesja Paola Perego, aktorja Nancy Brilli dhe këngëtarja Bianca Atzei.

Image
Image
Image
Image