'Me lule t'bukra', Rona Nishliu Quartet shkëlqen në çdo aspekt

  • 23 May 2019 - 22:39
'Me lule t'bukra', Rona Nishliu Quartet shkëlqen në çdo aspekt

Me albumin "Mindil", këngëtarja e njohur me origjinë nga Mitrovica Rona Nishliu, shkëlqeu në çdo aspekt, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Koncerti recital ishte edhe një plus më shumë duke e bërë Rona Nishliun me grupin Quartet si promotor të muzikës së mirëfilltë shqipe.

Pas suksesit me këngën "Mallëngjimi", këngëtarja ka befasuar fansat me këngën "Me lule t'bukura", duke i dhënë një tjetër dimension këngës dhe klipit paralelisht.

Derisa qershia mbi tortë është se Rona është në pritje të ëmbël, andaj dhe ne i urojmë shtatëzani të mbarë.

(Kosova Sot Online)