“Isha 19-vjeç, m’u mbushën sytë me lot…” Nusja e Berishës tregon sekretet për herë të parë

  • 24 May 2019 - 11:04
“Isha 19-vjeç, m’u mbushën sytë me lot…” Nusja e Berishës tregon sekretet për herë të parë

Armina Mevlani, e njohur ndryshe si partnerja e Shkëlzen Berishës ka ardhur me një rrëfim të pazakontë ditën e sotme.

Ajo ka treguar kur filloi punën në moshën 19 vjeçare.

Pak minuta më parë, blogerja ka rrëfyer se fustanin ia dhuroi stilistja e njohur britanike Vivienne Westwood për të parakaluar në premierën e filmit ‘Once Upon a Time in Hollywood’.

Armina tregon se kjo dhuratë e bëri të përlotej, pasi me shpërblimin e parë që ka marrë në punë në moshën 19-vjeçare, ajo ka blerë një palë kepucë Vivienne Westwood.

‘Ne moshen 19 vjecare kur mora shperblimin e pare ne pune ,gjeja e pare qe bleva ishin nje pale kepuce Vivienne Westwood, aq shume e adhuroja. Sot ne tapetin e kuq vete Vivienne Westwood me dhuroi kete fustan te mbrekullueshem per te parakaluar ne premieren e filmit “Once Upon a Time in Hollywood” . Kur ky fustan mu dergua ne Tirane mu mbushen syte me lot , sepse nuk e kisha menduar kurre qe nje enderr e tille do behej realitet’, shkruan blogerja.

(Kosova Sot Online)