Një tjetër sukses për Ava Max
Është shqiptare dhe po ka suksese kudo në botë.
Autorja e hiteve ‘Sweet but psycho’ dhe ‘So am I’ , Ava Max ka arritur një tjetër sukses në karrierën e saj.
Edhe pse fillimet e saj ishin të vështira si emigrante në SHBA, ta arrijë suksesin që po gëzon sot ajo.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndarë me fansat e saj gëzimin e suksesit që ka arritur mbi 100 milionë klikime në platformën Spotify me dy hitet e saj ‘Sweet but psycho’ dhe ‘So am I’.
Kohë më parë 25 vjeçarje kishte bërë të ditur se është duke punuar për albumin e saj të parë që ende nuk dihet data e lansimit.
(Kosova Sot Online)