“Nga një lule për secilin nga ju që ma mbushni shpirtin…”, ja arsyeja pse Luana është e gëzuar sot

  • 24 May 2019 - 15:31
“Nga një lule për secilin nga ju që ma mbushni shpirtin…”, ja arsyeja pse Luana është e gëzuar sot

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, është një nga femrat shqiptare me më shumë ndjekës në rrjetin social “Instagram”, dhe për këtë fakt duket se është mjaft e gëzuar.

Në “Instagram”, Luana numëron plot 1.5 milionë ndjekës dhe sot ka vendosur që t’i falenderojë të gjithë për mbështetjen që i japin në çdo moment.

Moderatorja seksi ka publikuar një fotografi ku shfaqet një buqetë e madhe me lule e bashkëngjitur me të shkruan: “1.5 milionë. Nga një lule për secilin nga ju që ma mbushni shpirtin plot çdo ditë me dashurinë tuaj”.

Deri tani “fronin” për më shumë ndjekës në “Instagram” në vendin tonë e mban këngëtarja, Enca Haxhia, e cila ka 2 milionë. A do të arrijë Luana që ta rrëzojë Encën nga “froni”?

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

(Kosova Sot Online)