Rita Ora ‘ndez’ Birmingham-in në turneun e saj ‘Phoenix’

  • 26 May 2019 - 13:56
Rita Ora ‘ndez’ Birmingham-in në turneun e saj ‘Phoenix’

Ajo po vazhdon turneun e saj të koncerteve me albumin e fundit të lansuar ‘Phoenix‘, shkruan DailyMail

Rita, të shtunën dha një performancë të mahnitshme në Birmingham.

Këngëtarja 28 vjeçare, shkëlqeu në skenë duke argëtuar të pranishmit si çdoherë. Ajo kishte zgjedhur një veshje me ngjyrë të bardhë e cila përmbante zbukurime argjendi dhe një çarje të fustanit ku i kishte ekspozuar këmbët.

Po ashtu, Rita kishte përshtatur veshjen me një palë çizme argjendi ku  krijoj një shfaqje në skenë duke kërcyer dhe flokët e saj bionde i kishte bërë kaçurrele.

Princesha e muzikës pop, u bashkua me kërcimtaret në skenë duke bërë show me lëvizjet e saj provokuese.

Shfaqja e Ritës, vjen një ditë pasi ajo filloi turmën në Arena të Londrës të premten mbrëma.

Ylli edhe një herë bëri përshtypje në veshjen e saj joshëse, duke veshur një fustan të bardhë verbues me një prerje të thellë të qafës dhe me një dizajn.

Rita, i argëtoj fansat me këngët e saj në të njëjtën kohë edhe me vallëzim.

Kohën e fundit, këngëtarja foli për jetën e saj private duke pranuar se ajo e ka të vështirë të fillojë ndonjë lidhje të re vetëm dy muaj pas ndarjes së saj nga aktori Andrew Garfield.

Ajo i tha ‘The Sun‘: ‘Kam parë se është shumë e vështirë të hy në lidhje romantike. Por nëse është shumë e vështirë, kjo me të vërtetë konfirmon se nuk është koha e duhur, sipas mediave unë jam lidhur me çdo njeri me të cilin jam takuar. Po, për të qenë vërtet e sinqertë me ju, tani një marrëdhënie nuk është prioriteti im kryesor.’

Artistja, do të vazhdon me koncertet e saj në Azi dhe Australi pastaj në Britani të Madhe.

Albumi i saj ‘Phoenix‘ u lansua në nëntor 2018-të, gjashtë vjet pas albumit debutues ‘Ora‘ që doli në vitin 2012-të.

Rita, së fundi ka marrë pjesë në filmin e ri ‘Pokémon‘.

(Kosova Sot Online)