Një ‘çmenduri’, ja si duket fustani 16 mijë dollarësh i Kylie Jenner

  • 28 May 2019 - 14:36
Një ‘çmenduri’, ja si duket fustani 16 mijë dollarësh i Kylie Jenner

Kylie Jenner është një nga personazhet më të ‘çmendura’ ndaj luksit. Nëse të gjithë zgjedhin veshje të thjeshta për të dalë me shoqërinë, Kylie zgjedh të veshë një fustan me shumën 16 mijë dollarë, në ngjyrë portokalli dhe tepër të hapur në pjesën e gjoksit. Sipas ‘Cosmopolitan’, ajo është parë me këtë veshje në një restorant në Los Angeles. Ajo gjithashtu kishte përdorur të njëjtën ngjyrë portokalli në ‘make up’, për t’u kombinuar sa më mirë me fustanin dhe modelin e flokëve. Kylie gjithashtu ka publikuar disa foto në ‘Instagram’, ku ka treguar çdo detaj të ‘look-ut’ të saj. Në postim nuk kanë munguar dhe komentet e fansave dhe miqve të saj, të cilët e kanë komplimentuar 21-vjeçaren pafund për zgjedhjet e saj.

Image

 

(Kosova Sot Online)