Loredanës i ndodh edhe kjo, humb njeriun e zemrës

  • 30 May 2019 - 10:33
Loredanës i ndodh edhe kjo, humb njeriun e zemrës

Ditën e sotme, Loredana Zefi humbi një nga personat më të dashur për të, babain e saj. Këngëtarja shqiptare e dha lajmin nëpërmjet një dedikimi prekës në ‘Instastory’. “Faleminderit baba që bëre më të mirën për ne deri sot. Unë të dua dhe lutem që ti të jesh mirë atje lart. Për miqtë e mi që më ndihmojnë në këtë kohë të vështirë, ju falënderoj nga zemra”, ka shkruar këngëtarja. Përveç saj, edhe Mozzik ka shkruar disa fjalë të ndjera për vjehrrin e tij. “Zoti ta mëshiroftë shpirtin tënd të mirë e të butë. Do të kujtoj sa të jem gjallë”, ka shkruar reperi mbi një foto të babait të Loredanës. Kujtojmë se Loredana sapo la pas një periudhë të vështirë, pasi u akuzua nga autoritetet për mashtrim ndaj një çifti zvicerian.

Image
Image

 

 

 

(Kosova Sot Online)