Julia Roberts po realizon një set fotografik në Itali dhe fotot nga xhirimet do t’ju habisin

  • 30 May 2019 - 16:02
Julia Roberts po realizon një set fotografik në Itali dhe fotot nga xhirimet do t’ju habisin

Nëse ka një femër që asnjëherë nuk ndalon së surprizuari me pamjen e saj është Julia Roberts. Aktorja ikonë e kinematografisë amerikane ka plot 51 vite mbi supe, por duket ende shumë e freskët. Së fundmi, bukuroshja është bërë pjesë e një seti fotografik që ka marrë jetë në Itali. Prapaskenat e tij i kanë publikuar mediat duke zbuluar edhe pamjen e saj për një pjesë të fotove.

E veshur me një fustan kostum në ngjyrë rozë dhe me geta të zeza, aktorja i ka habitur të gjithë. Fansat sigurisht që e kanë pëlqyer shumë pamjen e Julias, e cila nuk tregon aspak për moshën që ka. Mësohet se pas xhirimeve ajo do jetë në koncertin e Elton John.

(Kosova Sot Online)