Bebe Rexha paralajmeron projektin e ri
Bebe Rexha së shpejti pritet të lansoj projektin më të ri i cili këtë herë të vije në bashkëpunim.
Këngëtarja e njohur ka bashkuar forcat me The Chainsmokers për të sjellur këngën e cila mban titullin ‘You Call Mine’.
Përmes llogarisë së saj në Instagram, 29 vjeçarja ka sjellur një pjesë nga kënga më e re e cila do të jetë e bashkangjitur edhe me videoklip.
Kujtojmë që projekti i fundit i Bebes është kënga ‘Last Hurrah’ e cila u prit mirë nga adhuruesit e saj por edhe pati reagime të shumta për shkak të skenave eksplicite në videoklip.
Ndryshe, viti 2019 ka qenë mjaft i suksesshëm për këngëtaren me prejardhje shqiptare me projekte të ndryshme.
(Kosova Sot Online)