Aktorja bukuroshe turke ‘Asu’ po martohet me futbollistin e njohur

  • 31 May 2019 - 19:05
Aktorja bukuroshe turke ‘Asu’ po martohet me futbollistin e njohur

Aktorja për Bajram do takohet me prindërit e të dashurit. Melisa Pamuk cilësohet si njëra prej aktoreve më të bukura turke. Jashtë kufijve ajo më e njohur u bë me rolin e saj të “Asus” në serialin “Kara Sevda”. 

Si në serial ashtu edhe në jetën reale aktorja ka një stil të veçantë. Melisa është pjesë e pandashme e shtypit turk. Për të flitet në lidhje me jetën e saj profesionale por, edhe atë personale.

Ani pse në këtë serial nuk e pat një jetë të lumtur, në jetën reale ajo gëzon një jetë të lumtur. 27-vjeçarja është në lidhje me lojtarin e njohur turk, Oguzhan Ozyakup.

Çifti lidhjen e tyre e mbajtën të fshehur për një kohë, ndërsa as tash ende nuk kanë publikuar asnjë fotografi së bashku. Sipas mediave turke, çifti kanë vendosur që të takohen me familjet e njëri-tjetrit, pikërisht për festen e bajramit.

Melisa Asli Pamuk do të udhëtojë drejt Holandës për të njohur familjen e të dashurit të saj, futbollistit Oguzhan Ozyakup, si dhe raportohet se ata do fillojnë përgatitjet për dasmë. Melisa përveç aktrimit ajo në vitin 2011 ishte shpallur Miss Turqia.

Image

(Kosova Sot Online)