Loredana Zefi i jep lamtumirën e fundit babait

  • 02 qershor 2019 - 11:14
Loredana Zefi i jep lamtumirën e fundit babait

Loredana Zefi e ka përcjellur për në banesën e fundit babain e ndjerë.

Ditë më parë Loredana Zefi është përballur me një realitet të hidhur.

Rep-artistja e ka humbur babain dhe lajmin e trishtë e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram. Ndërsa ditën e djeshme, të ndjerit iu dha lamtumira e fundit.

Ishte Loredana ajo e cila sërish ka publikuar foto në Instagram, kësaj radhe nga varrimi.

“Falemindierit baba. Jemi 10, vëllezër e motra, dhe e kemi nënën më të mirë. Ne sot qëndruam tek varri yt për ta dhënë lamtumirën. Mos e harro një gjë: Nuk më intereson asgjë kur është në pyetje familja dhe kjo është ajo që unë do ta bëjë”, ka shkruar Loredana pranë fotos prekëse.

Image

 

(Kosova Sot Online)