E papërmbajtshme, Bebe Rexha ‘çmendet’ keq: Tani kur do t’i mbush 30 vjet, do t’ju q* fort

  • 07 June 2019 - 09:10
E papërmbajtshme, Bebe Rexha ‘çmendet’ keq: Tani kur do t’i mbush 30 vjet, do t’ju q* fort

Bebe Rexha ka thënë se sa më e vjetër që je aq më “dashnore e mirë je”, ku ka thënë “tash që do i mbush 30 vjet, do t’ju q* fort”

Festimi i 30 viteve është i frikshëm për shumë individ, por Bebe Rexha është e sigurt se nuk është njëra prej tyre.

Bukuroshja 29 vjeçare ka treguar se ajo mezi është duke e pritur këtë epokë, derisa ka pranuar se pse ajo beson që pas 30 viteve është një dashnore më e mirë se sa ishte një dekadë më parë.

“Shpirt, unë tani do të jem një dashnore më e mirë se para 10 viteve”, ka thënë ajo për People gjatë ndarjes së çmimeve, CFDA.

“Ditëlindja e 20-të!”, ka thënë ajo për revistën. “E di, që shumë gra ndihen keq pasi mbushin 30 vjet por unë them ‘Shpirt, jam një dashnore më e mirë tani se sa isha para 10 viteve”, ka filluar ajo.

“Do t’ju 1* aq fortë, ju nuk mund ta dini, kështu që mos provoni”, ka shtuar ajo, derisa ka defiluar në tepihun e kuq bashkë me shoqet Hannah Ferguson, Angelys Balek, Nadine Leopold dhe Cindy Bruna, të cilat kanë qeshur me këtë deklaratë të saj.

Këngëtarja e hitit “The Meant To Be’, po ashtu ka dhënë mesazhe inkurajuese për fansat e saj që ata duhet të jenë të lumtur dhe “të ndihen mirë”.

“Gra, duhet të ndiheni mirë për moshën e juaj. Ju jeni të mahnitshme dhe perfektë për atë si jeni dhe kush jeni”.

“Mos u ndjeni keq nëse kur mbushni 20 vjet, sepse…”, por që e ka përfunduar fjalinë e saj duke shikuar poshtë, kanë shkruar lajmet.

Bebe, e cila ka lindur më 30 gusht 1989, pritet të bëj 30 vjet këtë vit.

Javëve të fundit, Bebe e ka ngritur zërin shumë ndaj shumë gjërave por që është përballur me kritika të ashpra nga të tjerët.

Pasi që disa e kishin kritikuar atë për peshën e saj, ajo ka shpërndarë një foto me bikine pa fotoshop ku ka shkruar se ajo e do ashti si është “trupin e saj”.

“E dua trupin tim dhe me pëlqen të jem e trashë. E kam lënë fotoshopin”, kishte thënë ajo për TMZ.

Dashuria në vetvete e Bebes vije pasi që disa komentues e kishin quajtur atë “trashaluqe” në rrjet muajin e kaluar.

“Kam fituar peshë, mësohuni me këtë”, kishte postuar ajo në Twitter.

Ajo po ashjtu kishte shpërndarë në Instagram të pa edituar.

“Ndoshta duhet që ta bëj fotoshop stomakun, të duket më i hollë”, fillonte ajo statusin.

“Ndoshta duhet ti bëj fotoshop këmbët që të duken më të holla. Ndoshta duhet ta rris vetveten pak dhe ti zgjati këmbët”.

“Por, nuk e bëj. Shoqëria mund të q**** bashkë me ju. Por kështu duket një grua në të vërtetë, pa fotoshop në Instagram”.

Image

 

(Kosova Sot Online)