Këngëtarja shqiptare përballet me situatën e vështirë: Lutuni për mua

  • 07 June 2019 - 10:59
Këngëtarja shqiptare përballet me situatën e vështirë: Lutuni për mua

Për shkak të angazhimeve të saj me punën, ashtu si çdo artist tjetër, Bebe Rexhës i duhet të udhëtojë shpesh nga një vend në tjetrin. Ndonjëherë të tilla udhëtime përveçse janë të lodhshme të sjellin përpara edhe situata aspak të këndshme. Mbrëmjen e djeshme Bebe Rexha është përballur me një situatë të tillë, e cila duket se ka qenë mjaft e rrezikshme. Ajo ka treguar në ‘Instagram’ se ka qenë duke udhëtuar bashkë me babain e saj dhe disa persona të tjerë me avion. Duke fluturuar Bebe është njoftuar se duhej të kalonin përmes një stuhie mbi re dhe kjo gjë e ka frikësuar shumë. “Piloti tha se ne duhet të fluturojmë përmes një stuhie në Arkansas. Lutuni për mua. E urrej këtë gjë”, ka shkruar Bebe në ‘Instastory’.

Më pas ajo ka treguar se pas këtij njoftimi ka folur me ekuipazhin e avionit, për t’u siguruar se udhëtimi do të shkonte mirë deri në fund.

Pas kësaj Bebe nuk ka publikuar më asgjë në rrjetet sociale, ndaj nuk dihet ende se si ka shkuar udhëtimi i saj. Këto kohë këngëtarja shqiptare ka kaluar një periudhë të vështirë, sepse vetëm para pak ditësh publikoi një foto, në të cilën dukej qartë se kishte qarë.

Image
Image

 

(Kosova Sot Online)