Vesa Luma e mërzitur, Big Basta largohet sërish

  • 07 June 2019 - 13:22
Vesa Luma e mërzitur, Big Basta largohet sërish

Përpara pak javësh Vesa Luma dhe Big Basta u bashkuan sërish, pasi për muaj të tërë ata qëndruan larg njëri-tjetrit. Vesa dhe vogëlushi Lian u kthyen në vendlindje, ndërsa Big Basta qëndroi në Zelandën e Re. Ata i shijuan shumë ditët e qëndrimit të tyre në Shqipëri, sepse dy këngëtarët udhëtuan në disa nga vendet më të bukura. Vesa dhe Big Basta përjetuan emocione të forta, pasi fansat e tyre shqiptarë vërtetuan se vazhdojnë t’i duan dhe ndjekin njësoj si ditën e parë. Megjithatë duket se ditëve të qëndrimit me njëri-tjetrin ju ka ardhur fundi dhe familja është ndarë sërish. Vesa ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi, në të cilën shihet duke shtrënguar dorën e partnerit të saj. Përkrah fotos ajo ka shkruar: “Do të shihemi së shpejti bebe im”, shoqëruar me imazhin e një zemre të thyer.

Siç duket Big Basta është rikthyer sërish në Zelandën e Re dhe ata do të vazhdojnë të jenë edhe për pak kohë larg njëri-tjetrit.

Image

 

 

(Kosova Sot Online)