Bashkëshorti i Angela Martinit në kërkim nga policia

  • 09 June 2019 - 10:13
Bashkëshorti i Angela Martinit në kërkim nga policia

Së fundmi martesa e Angela Martinit dhe miliarderit rumun Dragos Savulescu ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pas thashethemeve se çifti i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Shkak është bërë fakti që Angela nuk ka postuar foto me Dragosin prej disa muajsh dhe se miliarderi e ka mbyllur profilin e tij në Instagram.

Mediat rumune shkruajnë se Dragos ka probleme me drejtësinë dhe është në kërkim nga policia.

Miliarderi është dënuar me 5 vite e 6 muaj burg nga Gjykata e Lartë në Rumani pasi akuzohet për mashtrim, falsifikim dokumentacioni të trashëgimisë së disa pronësive në bregdet.

Biznesmeni akuzohet gjithashtu se është përfshirë në një grup kriminal  i cili përllogaritet ta ketë dëmtuar shtetin me 114 milionë euro.

"Anabel.al" bën të ditur se mediat rumune shkruajnë që Dragos ka siguruar ilegalisht disa toka që gjendeshin nën pronësinë e një të moshuari dhe i ka marrë pronësitë falë ndihmës së një noteri e më pas i ka shitur të afërmve apo miqve me një çmim shumë të ulët.

(Kosova Sot Online)