‘Moj bjondinë më sy të zi’ ja çfarë e lidh Luanën me këtë këngë

  • 11 June 2019 - 13:05
‘Moj bjondinë më sy të zi’ ja çfarë e lidh Luanën me këtë këngë

Ditën e djeshme moderatroja Luana Vjollca publikoi bashkëpunimin e saj të rradhës me grupin ‘TNT’.

Ajo bëri një ripunim të këngës së njohur shqiptare 'Moj bjondin me sytë e zi'.

Kënga u prit mjaft mirë nga të gjithë dhe deri tani ka shumë klikime në Youtube.  

Mirëpo, mesa duket kënga ‘Moj bjondin me sytë e zi’ ka një kuptim të veçantë për moderatoren.

“Faleminderit grupit ‘TNT’ për këtë ftesë, të më ofrohet kjo këngë legjendare që gjithë jetën e kam këndu dhe e kam dashur shumë fort, është nder për mua. PS: Unë, motrat dhe mami ia kemi dedikuar gjithmonë këtë këngën njëra-tjetrës”, ka shkruar Luana në një postim në ‘Instagram’, ku përveç se ka shprehur vlerësimim e saj për këtë këngë, ka zbuluar dhe një detaj interesant. 

Image

 

 

(Kosova Sot Online)