“Po tradhtoi me ty, do të tradhtojë dhe ty”: Khloe paska hyrë mes Tristan-it dhe ish- partneres!

  • 12 June 2019 - 09:47
“Po tradhtoi me ty, do të tradhtojë dhe ty”: Khloe paska hyrë mes Tristan-it dhe ish- partneres!

Thënia: “Kur ai tradhton dikë tjetër me ty, do të tradhtojë ty me dikë tjetër” duket se është e vërtetë për Khloe Kardashian.

Ajo u quajt “dashnorja” e Tristan Thompson-it nga mamaja e fëmijës së tij, 27- vjeçarja Jordan Craig.

Gjatë një kërkese për mbështetje financiare në rritjen e fëmijës, Craig tha se mësoi për marrëdhënien mes Khloe-t dhe Tristan-it në kohën kur bashkëjetonte me të. Pas kësaj, Jordan Craig vendosi të largohej nga shtëpia.

Edhe pas largimit ai këmbënguli të kthehej me të dhe ia doli, por meqë ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron, ajo vendosi të largohej përfundimisht kur pa se Tristan s’kishte ndërmend të hiqte dorë nga festat e çmendura me gra dhe alkool.

“Marrëdhënia e tyre u bë virale dhe gjithçka mori për keq”, tregoi Craig në gjykatë, “Çdo ditë publikoheshin artikuj që më tregonin realitetin fatkeq në të cilin ndodhesha, ndërsa shtatzënia ime u vu në qendër të vëmendjes për shkak të gruas me të cilën ishte lidhur Tristan.”

Në dhjetor të 2016-ës, erdhi në jetë djali i tyre Prince.

Pak muaj më parë, lajmi se Tristan Thompson e kishte tradhtuar Khloe-n me mikeshën e ngushtë të motrës së saj Kylie, mori dhenë.

Khloe dhe Tristan u bënë prindër të një vajze në prill të 2018-ës.

Në ditëlindjen e parë të vajzës True, Khloe nuk iu afrua Tristan-it. Në maj, u konfirmua ndarja e tyre pas skandalit të tradhtisë me Jordyn Woods.

(Kosova Sot Online)